Çfarë pëlqen të bësh në kohën e lirë?! Përgjigjja e Asllanit shkrin së qeshuri sulmuesin e Interit, Thuram

0
210

Kristjan Asllani ndodhet në Japoni, ku po zhvillon fazën përgatitore me Interin. Klubi zikaltër i ka vënë lojtarët përballë njëri tjetrit me pyetje të ndryshme.

Asllani e ka ndarë intervistën me blerjen e re të Interit, Marcus Thuram ku nuk kanë munguar të qeshurat. Se kush është ushqimi i preferuar, si Asllani ashtu edhe Thuram janë përgjigjur: Sushi. Për serialin e preferuar japonez, mesfushori shqiptar nuk ka pasur një preferencë, ndërsa francezi është përgjigjur: Dragon Ball.

Nëse do të kishin mundësinë të luanin me një legjendë të Interit, Asllani ka preferuar Zanettin ndërsa Thuram ka zgjedhur Adrianon. Ndërsa pyetja që shkaktoi të qeshura mes dy lojtarëve të Interit, ishte ajo se cfarë pëlqejnë të bëjnë ato në kohën e lirë.

Thuram u përgjigj se preferon të flejë gjumë, ndërsa Asllani tha se i pëlqen të dal dhe të hajë akullore. Pikërisht kjo përgjigje e mesfushorit shqiptar shkaktoi të qeshura mes tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here