Ndryshimet klimatike/ Ndonëse e ndotur më pak, Shqipëria do të vuajë më shumë nga ngrohja globale

0
172

Ndonëse kontribuon më pak në ndotjen globale, Shqipëria pritet të vuajë më shumë nga ndryshimet klimatike. Është ky paralajmërimi i Bankës Botërore teksa paralajmëron se ndryshimet e klimës do të kenë një rol “absolutisht dërrmues” në jetën socio-ekonomike të vendit.

“Kriteri kryesor i cili e bën Shqipërinë kaq vulnerabël ndaj ndryshimeve klimatike është fakti se ne ende jemi në hapat e parë të gjetjes së masave paraprake dhe për t’u përshtatur me atë që do të na sjellë klima e së ardhmes.”

Në analizën kushtuar efekteve të ngrohjes globale, Banka Botërore parashikon se Shqipëria do të përjetojë shkallet më të mëdha të ngrohjes në gjithë Europën Juglindore. Kjo do të thotë se do të kemi një rritje të temperaturave me 2,4 gradë celsius në 3,1 gradë celsius gjatë qershorit deri në gusht.

“Vrojtojmë temperatura ekstremisht të larta, shumë të larta, 10 apo 14 gradë celsius mbi normalitetin e tyre mujor siç kaluam një 17 ditësh me temperatura ekstremisht të larta dhe për kuriozitet, qytet i Elbasanit në këtë valë apo thënë më mirë stuhi nxehtësi përjetoi 13 ditë me 40 gradë celsius.”

Teksa paralajmëron për efekte të drejtpërdrejta negative te burimet ujore dhe ushqimet, Banka Botërore vlerëson se nëse nuk do të ketë një bashkëveprim global, ndryshimet klimatike do të cenojnë drejtpërdrejtë jetesën së afërmi.

“Vala e nxehtësisë së këtij korriku tregoi më së miri se qeveritë jo vetëm duhet të ndërgjegjësohen duke firmosur letra, por të mbesin aksione konkrete. Është emergjente në ditët e sotme të ketë reduktim të emetimeve të karbonit në ajër.”

Ekspertët vlerësojnë se teksa në rang global duhet një bashkëpunim dhe angazhim më i madh, në rang kombëtar mund të merren masa që përmirësojnë atë që quhet mikroklimë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here