Berisha: Nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, tek Gjiknuri do gjejnë hotele nëse do të hetojnë

0
151

Krydemokrati Sali Berisha, tha sot se SPAK po injoron një aspekt të skandalit të inceneratorëve, ku i përfshirë është Damian Gjiknuri. Bëhet fjalë për shitjen e energjisë nga djegësi i Elbasanit. Berisha tha po ashtu, se nëse SPAK heton, te Gjiknuri do të gjejnë hotele, jo vila.

“Në aferën e gjeneratorit të energjisë në djegësin e Elbasanit, Gjiknuri është absolutisht hajdut kryesor, bashkë me Ramën.

Ndërkohë, Gjiknuri, nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, garantoj ata të cilët mund të kenë vullnet të hetojnë se tek Gjiknuri do gjejnë hotele.

Hotele jo për të fjetur, por hotele të cilat ai i ka vendosur në emrin e një tjetri, sipas burimeve që janë të gatshme të dëshmojnë edhe publikisht.

Kohë krimi, botë krimi. Kështu mund të vlerësohet kjo kohë dhe bota e këtij pushteti.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here