DASH e kalon Shqipërinë në nivelin e dytë të paralajmërimit, mesazh qytetarëve amerikanë: Tregoni kujdes të shtuar për shkak të krimit

0
173

Krimi në Shqipëri alarmon Uashingtonin!

Departamenti i Shtetit ka vendosur ta kalojë vendin tonë në nivelin e dytë të paralajmërimit për të gjithë qytetarët amerikanë që duan të udhëtojnë.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se Shqipëria kalon në nivelin e dytë të paralajmërimit për shkak të krimit.

Vendet e tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut apo Kroacia janë në nivelin e parë, ku rekomandohet udhëtimi. Kurse në nivelin e dytë, rekomandohet të bëhet kujdes me udhëtimet. Niveli i tretë është rekomandim për të mos udhëtuar.

“Tregoni kujdes të shtuar në Shqipëri për shkak të krimit.

Përmbledhje e vendit: Aftësia e forcave të zbatimit të ligjit për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët është e kufizuar në disa zona, veçanërisht në rajone të largëta.

Ka pasur dhunë të shënjestruar të lidhur me rrjetet e paligjshme të drogës dhe krimin e organizuar në mbarë vendin.

Udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për ambientin që i rrethon dhe shtrirjen e shërbimeve të policisë dhe emergjencës në zonat e tyre,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Më pas jepen udhëzime se si duhet të informohet çdo udhëtar amerikan, duke përdorur burimet zyrtare të shtetit amerikan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here