Zjarri në Peshtanin e Fierit, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

0
93

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier. Shkak i përhapjes së vatrës së zjarrit janë bërë temperaturat e larta, por dhe era, duke e bërë të vështirë lokalizimin e flakëve.

Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit të cilët kanë lokalizuar flakët, ndërsa në një terren të vështirë po punojnë për mbajtjen nën kontroll e fikjen e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here