Kërkimet për arrestimin e Ahmetajt/ Policia zbarkon në disa banesa

0
96

Prej ditës së djeshme, Policia e Shtetit ka nisur kërkimet për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Konkretisht, Drejtoria kundër Krimit Ekonomik ka nisur kontrollet në disa banesa të Ahmetajt për ta gjetur atë fizikisht.

Kërkime janë bërë edhe në banesat e familjarëve të Ahmetajt. Kërkimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Shpërndarja e urdhër-arrestit në strukturat e policisë erdhi pasi Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, miratoi kërkesën e prokurorisë për masën arrest në burg në mungesë për ish-zyrtarin e lartë.

Krahas kërkesës drejtuar gjykatës për masën me burg, SPAK mësohet se i kishte kërkuar policisë paraprakisht informacion për vendndodhjen e Arben Ahmetajt, gjë e cila është vënë në dispozicion nga ana e Policisë së Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here