Karkalecat “pushtojnë” Tiranën, drejtori i bashkisë: Nuk është i dëmshëm, s’kemi çfarë t’i bëjmë

0
280

Prej ditësh është vënë re një shpërthim të vërtetë të karkalecave dhe insekteve të ndryshme në Tiranë, mbi të gjitha në zonat më periferike të kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për dezinsektimin e hapësirave publike nga mushkonjat dhe insektet, në të gjitha zonat e Tiranës.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV,  Rozafat Copaj, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës kërkon të qetësojë qytetarët.

“Karkaleci nuk është një nga shqetësimet kryesore që ka bashkia e Tiranës pasi insektet janë masive në të gjithë kohën e vitit. Karkaleci ndër ta është ndër më të padëmshmit. Më shqetësim është mushkoja e miza si transmetues të viruseve sesa karkaleci”

Prej marsit në mënyrë periodike, bashkia e Tiranës vijon dezinsektimin e zonave publike.

Por pse ky shpërthim karkalecash?

Është një karkalec migrator që ka përfshirë jo vetëm Tiranën por të gjithë Ballkanin. Nuk është shqetësues, nuk pickon. Nuk është i dëmshëm në masë as për bujqësinë. Nuk kemi çfarë t’i bëjmë se është migrator. Sepse karkaleci në habitatin e vet e ka në zonat bujqësore, por këtij lloj karkaleci i pëlqen drita. Por nuk është shqetësues, pavarësisht bezdisjes” tha   Rozafat Copaj
Megjithatë Bashkia ka marrë masa për dezinsektimin e zonave publike. Ekipet gjatë natës janë në terren për të dezinsektuar zonat problematike apo ku administratorët shprehin shqetësimin.

“Ju siguroj që brenda muajit gusht, në 15 ditëshin e dytë të muajit gusht nuk do të dëgjoni më të flitet për karkaleca. Ju siguroj që produktet që përdorim ne për dezinsektim janë të certifikuara” tha Rozafat Copaj, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here