Afera e inceneratorëve/ Berisha: Do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta

0
76

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryetari democrat Sali Berisha u shpreh duke thënë se inceneratorët,  të cilët janë absolutisht një problem kryesor, opozita do të bëjë gjithçka për të ngritur protesta të fuqishme

Pjesë nga fjalimi:

Duhet të theksoj se është në nderin e kësaj opozite që protestoi kundër Ballkanit të Hapur, një projekti ruso-serb, antishqiptar në radhë të parë. Një projekti që mbolli përçarje në rajon, përçarje të madhe. Atë, siç e dini ju, e kundërshtuam jo vetëm me deklarata, por edhe me protesta.

Fakti që javën e kaluar ishte funerali i tij, edhe opozita ka një pjesë të kësaj merite.

Lidhur me inceneratorët, janë absolutisht një problem kryesor, për të cilin do bëjmë gjithçka për të ngritur protesta të fuqishme.

Nuk është hequr dorë, jo.

Edi Rama nuk erdhi dje në debat, nuk erdhi dje në parlament. Ajo ishte një fyerje për çdo shqiptar, kështu që unë jo që nuk i përjashtoj, por do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here