Opozita e kërkoi në Kuvend, Rama shëtit me Ballukun me makinë në Dhërmi

0
107

Në një kohë kur në Kuvend sot vlonte debati për çështjen e arratisjes së Zv.Kryeministrti Arben Ahmetaj, aferën e inceneratorëve, projektligjin për studentët e Mjekësisë, për legalizimin e kanabisit etj. dhe opozita kërkonte me ngulm interpelancëdhe mocion me debat me Kryeministrin, ky i fundit shëtiste me makinë të hapur së bashku me Zv/Kryeministren Belinda Ballukut në rrugët e bregdetit të jugut.

Transmetimi i pamjeve u bë pikërisht në momentin kur Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, luftonte për t’i mbyllur mikrofonin Kryetarit të PD, Sali Berishës, që e cilësoi si turp mosdistancimin e deputetëve socialistë nga aferat e Ramës si dhe që të rrëzonte me shpejtësi kërkesat e tyre për llogaridhënie të kreut të qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here