Ky stan këtë bulmet ka!

0
110

Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II.

Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.

Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon.

Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.

Wow! Kjo është deklarata e delegacionit të BE-së!

Kujtohem që prej 2014 -2017 AZHBR e cila menaxhonte fondet IPARD e drejtonte znj. Suela Tavo e cila në 2018 katapultohet edhe emërohet Anëtare e Bordit të Bankës së Shqipërisë, e zgjedhur nga mazhoranca e Partisë Socialiste. Nga 2017 – 2020 AZHBR-në e drejtonte znj. Frida Krifca e cila më pas u bë Ministre e Bujqësisë!

Mjafton kjo deklaratë dhe të shohim trajektoren e karrierës vetëm në ngjitje shkallëve të pushtetit prej dy zonjave që akuzohen nga BE për korrupsion dhe të kuptojmë standardin e pashkruar, por të gjithëpranuar të sistemit të karrierës në pushtetin e fortë që ka ngritur mazhoranca qe qeveris.

I thjeshtë, i qartë, transparent si xham i sapo larë në tretësirë amoniaku.

“Mjafton të dini të hani mollë e dardha nga bahçja e buxhetit apo çdo bahçe tjetër, edhe bëheni Anëtare Bordi, Ministër, Kryetar Bashkie, pse jo edhe zv/Kryeministër!”

E pra e thënë shkurt, ky stan këtë bulmet ka!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here