Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, kryenegociaorët e palëve tentojnë rivendosjen e dialogut

0
142

Ditën e sotme kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë ndodhen në Bruksel për takime në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Përfaqësuesi i Kosovës, Besnik Bislimi i Kosovës dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç u ftuan nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

 

Në këtë takim, BE-ja synon që dy shtetet të zbatojnë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe pikat e dakordësuara në takimin e Ohërit në muajin mars.

 

Në Bruksel ndodhet dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili do të zhvillojë një takim të veçantë me Lajçak. Vuçiç do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të diskutojë situatën në veri të Kosovës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here