Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se në kohën e qeverisjes Time me SHBA-në dhe Britaninë kemi pasur bashkëpunimin më të shkëlqyer në fushën e krimit të organizuar.
Berisha ka theksuar se pas të gjithë këtij bashkëpunimi të dale ambasadori King Smith dhe të shprehet se unë është rrezik për sigurinë e Britanisë i bie të jesh vetëm një shërbëtor i Ramës.
“Nuk ka diskutim se ka zyrtarë që shkruajnë në atë mënyrë por ka dhe të tjerë që njohin të vërtetat dhe bashkëpunimin që është bërë edhe me shërbimet
Që në vitin 1992 i një sensitiviteti shumë të madh, dhe të dalësh ti tani të shpallësh Berishën rrezik për sigurinë e Britanisë së Madhe ti duhet të jesh një skllav i Ramës.
Ka ndodh koincidenca që pas Italisë në luftën kundër krimit të organizuar pas Italisë kemi pasur bashkëpunimin më të shkëlqyer me SHBA-në dhe bashkëpunimin më të shkëlqyer me Britaninë në fushën e zbatimit të ligjit.
Janë marrë raportet e DASH në kohën e qeverisjes time dhe janë përdorur për fakte kudër meje ndërkohë që këto raporte janë votuar nga Britania dhe SHBA-ja për të lejuar futjen tonë në NATO.”