Gazetari jep detaje: Ahmetaj do zbulojë shkresa që as SPAK nuk i ka në zotërim

0
380

Gazetari Basir Çollaku ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me urdhërin e prokurorisë për të arrestuar ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Çollaku tha se Ahmetaj do të ndihmojë hetimet për inceneratorët, ku nga jashtë vendit ku ndodhet, do të publikojë shkresa për personat e tjerë të përfshirë.

Gazetari theksoi se ende SPAK nuk ka avancuar në hetimet për inceneratorin e Tiranës, e cila është dhe “zemra e luanit” e kësaj çështjeje, ndaj sipas tij pritet që të ketë zhvillime interesante.

“Unë shoh një shenjë pozitive pasi zoti Ahmetaj po e ndihmon hetimin, me deklarimet e tij nga arratia nga streha e tij e çuditshme. Njëkohësisht me premtimin se do të dalin dokumente të reja, që unë besoj se SPAK-u nuk i ka. Për sa kohë vetë zëvendëskryeministri deklaron se janë shumë gjëra të tjera, shkresa dhe dokumenta që janë në adresë të Ramës dhe Veliajt, të cilat po përpiqet dikush të mos i nxjerrë.

Ahmetaj është duke publikuar shkresa që do shfaqësojë vetveten dhe do të fajësojë ata që janë në prag të hetimit por të papërfshirë në dosje. Ajo që pashë te dërgesa e SPAK-ut në Kuvend është diçka interesante, është e shkruar ku të treja praktikat Elbasani, Fieri dhe Tirana kanë problematika dhe i kanë shkaktuar një dëm të madh shtetit. Elbasani dhe Fieri, ne kemi nisjen e gjykimit, ndërsa te Tirana jo, që është dhe pjesa e luanit të kësaj dosjeje”, tha Çollaku.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here