“Qeveria bën korrupsion e pazare me energjitikën”, Vasili: Vit i mirë për energjinë, pse s’ka ulje çmimi?!

0
131

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, duke folur nga Kuvendi ditën e sotme ka komentuar situatën energjetike në vend.

Vasili u shpreh se Shqipëria ka pasur një vit të mirë dhe produktiv sa i përket energjitikës, gjë që sipas tij duhet të shoqërohej me propozim për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Ai shtoi se qytetarët duhet të kuptojnë se kanë një “qeveri shpërdoruese që me energjinë bën pazare e korrupsion”.

“Si shpjegohet që nuk ka propozim për uljen e çmimit në një vit të mirë për energjetikën në vend? Çmimi edhe mund të ulet, apo shqiptarët nuk e kanë këtë mundësi? Qytetarët duhet të kuptojnë se kanë një qeveri shpërdoruese që me energjinë bën korrupsion dhe pazare”, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here