Ja si e “rrëmbeu” Rama, Durrësin duke përdorur të fortët

0
220

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se për të marrë një deputet më shumë në qarkun e Durrësit, ku është bashkia e Krujës, Edi Rama kriminalizoi Fushë-Krujën, duke ia lënë atë zonë në dorë fisit Rraja, që ishte protagoniste e skenave të dhunës barbare ndaj dy banorëve të Borizanës që ishin ankuar për punimet në gurore që po u shembte shtëpitë.

“Durrësi është qarku i dytë pas Tiranës për nga rëndësia elektorale. Nga PD ka kaluar te PS. Durrësi ka edhe Krujën dhe Fushë-Krujën.

Deputetët e Durrësit shiko kush janë: Z. Koka, që akuzohet për korrupsion, z. Çyrbja, i akuzuar për lidhje me interesa të fortësh dhe zoti Rraja. Kemi edhe zotin Dako aty që është i akuzuar.

Pra, Durrësin ua ka besuar këtyre njerëzve për të patur Partinë Socialiste.

Në 2021, LSI ka humbur për pak vota mandatin në Durrës. Ku i ka humbur këto? Në Krujë.

Në pjesën e Bashkisë së Krujës ka tre deputetë, luftohet për njërin. Për të marrë një deputet, politika ka kriminalizuar tërësisht Fushë-Krujën.

Zoti Rraja është bashkimi në një: Politikan, se ka qenë gjashtë vjet deputet, ka votë, merr vendime, është biznesmen, është edhe i fortë. Kemi në një, politikanin dhe të fortin.

I gjithë veriu i Shqipërisë sidomos nga PS, ka përfunduar te ky model. Zoti Rama ia ka deleguar veriun këtij modeli”-tha Sejamini.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here