Boçi: Akuzat për Ahmetajn lidhen me pastrimin e parave, jo incineratorët, koka e tyre është Rama

0
107

Luçiano Boçi u shpreh sonte se akuzat ndaj Ahmetajt janë të mjaftueshme, por nuk janë ato që përcillet në mënyrë direkt me incineratorët, por me pastrimin e parave me pronarët e tyre

Ai tha per oranews se ka një shmangie sepse kërkojnë që të mbyllet akuza në raport me të implikuarit duke shtuar se akuza merr formë individuale për fshehje pasurie.

Boçi: Akuzat janë të mjaftueshme, por nuk janë ato që përcillet në mënyrë direkt me incineratorët, por me pastrimi ne parave me pronarët e tyre. Kështu që nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë dhe akuzë të lidhjes së Ahmetaj me aferën. Nëse bën një krahasim tjetër edhe me ministrin Koka, edhe për të janë të kësaj natyre, sepse lidhen në mënyrë të tërthortë me incineratorin, por jo direkt me të. Më të drejtpërdrejtë akuzën e ka Alqi Bllako dhe akoma më të drejtpërdrejtë e kanë ata që kanë ngritur komisionin.

Ka një shmangie sepse kërkojnë që të mbyllet akuza në raport me të implikuarit. Akuza merr formë individuale për fshehje pasurie dhe aspak nuk ka akuzua për procedura. Lihet vetëm në nivelin e dytë për njerëz që kanë marrë urdhrin për këtë aferë. Shkëputet një rrjedhë e tillë sepse koka i aferës së incineratorëve është Edi Rama. Nën emrin e tij ka firmosur Peleshi dhe jo vetë Rama, pasi ai është fshehur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here