Policia bllokon aktivitetin e gurores së Rrajave në Borizanë

0
134

Forca të shumta të policisë i kanë vendosur shiritin gurores në pronësi të Xhelal Rrajës në Borizanë të Krujës.

 

Bllokimi i aktivitetit të gurores është bërë tre ditë pas ngjarjes së rëndë, ku anëtarë të fisit Rraja, duke përfshirë edhe djalin e deputetit tashmë të dorëhequr të PS-së, Rrahman Rraja, Rexhepin, dhunuan barbarisht vëllezërit Maja.

 

Forcat e policisë nga Tirana kanë bllokuar guroren, ndërsa prej mëngjesit të sotëm FNSH dhe RENEA po ushtrojnë kontrolle për kapjen e Rexhep dhe Xhelal Rrajës.

Aktualisht është njoftuar reformimi i plotë i Komisariatit të Krujës, dhe mesa duke ligjin e ka marrë në dorë Policia e Tiranës dhe drejtori Tonin Vocaj.

 

Vëllezërit Maja ishin ankuar për shpërthimet me dinamit në këtë gurore, pasi po shkaktonin dëmtimin e banesave të tyre, por morën si përgjigje dhunën nga anëtarët e fisit Rraja dhe të afërmve të tyre.

 

Deri tani, pas hekurave për ngjarjen e rëndë janë 8 persona, dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here