Dhunimi barbar në Borizanë/ Vëllai i deputetit të PS-së u mor në pyetje dhe u la i lirë. Pas publikimit të videos, u shpall në kërkim

0
103

Teksa opinioni publik është tronditur nga një ngjarje barbare, ku dy persona ranë pre e dhunës makabre nga disa anëtarë të fisit Rraja në Krujë, ngrihen dyshime se Policia e Shtetit ka reaguar me vonesë për rastin në fjalë.

Pas raportimit të dhunës, mësohet se policia shoqëroi vetëm dy persona, ndërkohë që pas publikimit të videos së dhunës,  arrestoi katër dhunues dhe shpalli në kërkim tre të tjerë. Sipas kodit penal dhunuesit rrezikojnë deri në 10 vite burg për plagosje të rëndë. Aktualisht janë arrestuar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja, ndërkohë që vëllai i deputetit të PS-së, Rraman Rraja, Xhelal Rraja është marrë në pyetje ditën e djeshme dhe më pas është liruar.

Ai është shpallur sërish në kërkim vetëm pas publikimit të videos. Ndërkohë në kërkim është edhe vëllai tjetër, Flamur Rraja. Kjo nuk është hera e parë që Rrajat përfshihen në konflikte të tilla dhe ngjarje kriminale në atë zonë. Kujtoni historinë me Xhisiela Malokun dhe më pas me Rramazan Rrajën e arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here