Postimi me urimin e vecante/ Berisha: Ditëlindja e Lilit dhe 52-vjetori i martesës tonë

0
165

Kryetari demokrat, Sali Berisha, bëri një postim të veçantë sot, duke uruar ditëlindjen e bashkëshortes, e cila përkon me përvjetorin e martesës së tyre.

MESAZHI I PLOTË

Sot, super festa e familjes tonë!

Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë.

Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe 52-vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufishme e imja dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!

Gëzuar Lili 75-vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shumë vite të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here