Armë me ambulanca në kishat ortodokse/ Kurti takon kreun e KFOR

0
113

Kryeministri Albin Kurti tha se sot do të ketë një takim me komandantin e KFOR-it, Michele Ristuccia pas deklaratave të deputetes britanike Alicia Kearns, e cila tha se po kontrabandohen armë nga Serbia për në Kosovë përmes autoambulancave dhe se ato po shkarkohen nëpër kishat ortodokse.

“Ju e dini se çka gjetëm në Zveçan, arsenal për luftë. Ose tash kemi këto informacionet që veturat e ambulancës janë përdorur për të bartur armatim. Dhe unë sot do ta kem një takim me përfaqësuesit e NATO-s për këtë gjë. Do ta takoj edhe komandantin e KFOR-it, dhe pas të gjitha këtyre takimeve edhe me institucionet tona të sigurisë do të mund ta japim fjalën tonë përfundimtare. Tash jemi duke grumbulluar të dhëna për informacionin ende të paplotësuar, por brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje. Andaj, sot kam një takim ku do të shtrohet kjo temë”.

Në një përgjigje pak më herët për Gazetën Express, KFOR tha se bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2022, duke shtuar se nuk kanë gjetur dëshmi. Po ashtu, KFOR tha se përgjegjësia për kontrabandën i takon “organizatave të Sigurisë së Kosovës”.

“Ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022 kur Batalioni Mbretëror Fusilier u dërgua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it. Prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për konfirmuar këtë, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar. Nuk ka asnjë dëshmi edhe në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca. Për një informim të plotë, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është nën përgjegjësinë e Organizatave të Sigurisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR’it.

Deputetja britanike, duke ngritur shqetësimet për sigurinë në këtë pjesë të vendit, tha se për këtë edhe qeveria britanike është në dijeni.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët”, tha ajo dje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here