Qeveria e Kosovës i përgjigjet BE-së për masat ndëshkuese: Nuk i bëtë asnjë vërejtje Serbisë për dhunën në veri

0
101

Qeveria e Kosovës i është kundërpërgjigjur BE-së, zyrtarë të së cilit një ditë më parë specifikuan masat ndëshkuese që mund të merren ndaj Kosovës për situatën në veri. Ekzekutivi i ka thënë televizionit Dukagjini se është e vështirë të arsyetohet se si BE-ja ndërmerr masa negative ndaj Kosovës, të cilën më parë e ka vlerësuar pozitivisht për progresin e saj.

Pezullimi i punës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, pezullimi i financimit të programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike.

Këto masa ndëshkuese janë specifikuar mbrëmjen e së martës në Bruksel si paralajmërim për Kosovën për shkak të mosndërmarrjes së hapave të kërkuar nga BE-ja për uljen e tensioneve në veri.

 

Por ndaj kësaj deklarate të drejtorit të përgjithshëm për zgjerim në Komisionin Evropian, Jan Koopman, ka reaguar Qeveria e Kosovës.

Në një përgjigje për televizionin Dukagjini të mërkurën, zëdhënësi i Ekzekutivit, Përparim Kryeziu e ka vlerësuar të padrejtë dhe jo fer çfarëdo mase ndaj Kosovës.

 

“Është vështirë të arsyetohet se si Bashkimi Evropian ndërmarr masa negative ndaj Kosovës, të cilën në raportin e tij të fundit për vendit e përshkruan në dritën më pozitive ndonjëherë; si në luftën kundër krimin dhe korrupsionit, si në demokratizim, si në zhvillim ekonomik, ashtu dhe në avancim të kornizën ligjore në përputhje me Acquis të BE-së”, ka thënë Kryeziu.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here