Gazetari për largimin e ambasadores Kim: Pati një bilanc katastrofik në Shqipëri

0
338

Gazetari Albi Xhunga foli në lidhje me largimin e ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim dhe punën që ka bërë ajo në vendin tonë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se Kim kishte një bilanc katastrofik në vendin tonë.

Sipas tij në vendin tonë ka persona të shpallur ‘non grata’ nga SHBA po ende janë pjesë e politikës.

“Për të bërë bilancin e Kim përveç marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, një pjesë shumë e rëndësishme është bilanci i strukturës së posaçme anti-korrupsion. Kjo është e rëndësishme sepse ne jo vetëm që kemi një poltikë amerikane e cila përpiqet të luftojë  korrupsionin në Shqipëri dhe do  të çlirojë skenën politike shqiptare, por ne kemi vetë platformën e Kim drejtuar Kongresit të SHBA kur ajo kërkon postin e ambasadores në Tiranë. Pikat kryesore të kësaj  platforme ishin, përkrahja dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi dhe luftë ndaj korrupsionit. Bilancin e Kim në Tiranë mund ta konsiderojmë të suksesshëm ose katastrofë. Nuk mund ta mohojmë se janë bërë përparime të mëdha dhe të dukshme. Mirëpo realiteti na thotë që shqiptarëve nuk iu premtua që drejtësia e sotme do të jetë më e mirë se e djeshme, por ju premtua drejtësi dhe barazi para ligjit. Por pandëshkueshmërisë në Tiranë nuk i është dhënë fund. Në panoramën politike kemi persona ‘non grata’ nga SHBA por ende janë pjesë e politikës”- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here