Fieri me falimentin më të madh të fermave të gjedhit/ Vasili akuza qeverisë: Shteti i ka harruar

0
127

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur se në shkallë kombëtare ka renë numri i fermave bujqësore në 2022, por  rënien më të madhe drastike e pati Fieri me plot 34%.

Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të lënies pas dore nga qeveria.

Vasili shtë shprehur se kryeministeri bën propagantë me festa gruri, ndërkoë që bujqësia vuan dhe po tkurret përditë.

Rama feste gruri ne Fier dhe blegtoria e Fierit drejt asgjesimit! Epo sharlatan i tille si Edi Rama, qe hedh video ne FB per festen e grurit ne Fier nuk ishte pare. Na nxori mallin e atyre qeverisnin para viteve 90′ qe merrnin medalje per ushqimin dhe populli u be kocke e lekure dhe hante me tollon.

Në shkallë kombëtare ka rene numri i fermave bujqësore ne 2022, por  renien me te madhe drastike e pati  Fieri me plot 34%.

Qarku i Fierit me numrin më të madh të krerëve të gjedhit, me rreth 12% të totalit, pësoi edhe renien më të fortë ne Shqiperi.

INSTAT raportoi se në Fier numëroheshin rreth 39 mijë krerë vitin e kaluar nga mbi 58 mijë krerë që ishin me vitin 2021.

Në vitin 2022 ishin 20 mijë krerë me pak. Nuk mbahet shteti me propaganden e Rames se po rrenohet bujqesia perdite. 45% e fermereve nuk moren subvencione se shteti nuk kishte leke. Rreth 40% nuk moren naften me cmim te subvencionuar se shteti nuk kishte perseri leke.

Numri i fermave që mbarështojnë më shumë se 5 lopë është reduktuar nga 4,250 (në vitin 2015) në më pak se 2800 në vitin 2020.

Dhe ky kryeminister karnavale ben propagande me festa gruri, nderkohe qe bujqesia vuan dhe po tkurret perdite e fshati po shkretohet e shpopullohet. Keto tallavate me Rame, Subashe e Balle jane thjesht zderhallje turpi se shifrat flasin vete dhe jane asgjësuese”, shprehet ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here