Vendimi i ‘Kushtetueses’ për Portin e Durrësit, i gabuar/ Balliu: Nuk dimë nga vijnë ato para, mund të jenë të oligarkëve rusë !

0
111

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ndërtimin e Portit të Ri të Durrësit, është i gabuar.

Komentet Balliu i bëri përmers një interviste në Panorama TV, ku tha se ajo që po ‘gatuhet’ në Durrës është një aferë e fshehur me kodet e Omertës.

“Ne ishim gjatë një procesi zgjedhor. Sot jemi në hapin e parë të denoncimit. Përpara se ti thërrasësh njerëzit në protestë, duhet të informosh qytetarët për vjedhjet. Duhet të denoncosh faktin, krimin. Të njoftosh çdo instancë kombëtare dhe ndërkombëtare. Qëndrimi im personal është se protestat duhet të jenë të qëndrueshme, deri në realizimin e një sërë kushtesh dhe kriteresh që do të çojnë në zgjedhje të lira. Dhunën e bën qeveria, shkopa gome sulmon qeveria, kjo opozitë njeh përballjen dhe rezistencën. Ne jemi të përgatitur.

Kjo qeveri, që mund të quhet vetëm një organizatë kriminale, duhet rrëzuar. Çfarë monster duhet të jesh ti që i jep 60 mijë lekë qenit dhe 30 mijë lekë qytetarit. Deputetët e PD-së janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së. Të gjithë deputetët që mund të kenë një mendim ndryshe nga unë, nuk do të thotë se ata janë gabim. Ata janë mëse të mirëpritur të vijnë e të diskutojnë. Ne kemi pasur një kusht, vetëm votën. Çdokush është i mirëpritur, të dëgjohen edhe mendimet e tyre. Nuk ka grupim rithemelimi, njoh PD-në.

Gjykata nxori edhe Saimir Tahirin nga burgu, çfarë të them unë, që nuk ka kanabizuar vendin ai? Duhet një bashkim mbarëkombëtar për të larguar këta monstra që e kanë kthyer Shqipërinë në vendin me pushtetarët me pagat më të larta në rajon dhe qytetarët me pagat më të ulëta në rajon. Shteti është në depression. Çdo qytetar, gazetar, analist, pedagog që thotë nuk merrem me politikë, duhet të merret me politikë, sepse ndryshe merret politika me ty.

Kukësi është qyteti më i varfër i Shqipërisë. Po pse kryebashkiakët e tjerë janë më të mirë? Kryebashkiaku i Kuçovës është më i mirë? Një hajdut. Fakti mbetet një dhe i vetëm, që 80 % e gjyqeve mes qytetarëve dhe qeverisë fitoheshin nga qytetarët para kësaj Reforme në Drejtësi, tani fitohen të gjitha nga qeveria.

Vendimi i Kushtetueses për Portin e Durrësit është i gabuar. Nuk e dimë se nga vijnë ato para, mund të jenë të oligarkëve rusë e serbë. Është një aferë e fshehur me kodet e Omertës. Këto janë të gjitha indicie për ta hetuar atë. Kush janë këta që blejnë atje pa ditur ende që do të bëhet projekti apo nuk do të bëhet. Ne jemi në një vend që kryegjykatës është Edi Rama”, është shprehur Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here