Grabitet pika e Western Union në Tiranë, autori hyn në Ecxhange me pistoletë në dorë dhe merr 40 mijë euro 

0
367

Janë pulbikuar pamjet e grabitjes së pikës së këmbimit valutor Western Union në zonën e Astirit në Tiranë.

 

Nga video e siguruar nga kamerat e sigurisë, për News 24, autori i maskuar dhe i armatosur sapo gjen derën e Exchange hapur, hyn me shpejtësi brenda ku ishin dy punonjëse, dhe pasi i kërcënon ato dhe shtyn njërën prej tyre, merr disa para dhe i fsheh në trup.

Ndërkohë, duke i kërcënuar me armë, ai kontrollon sirtarët për të tjera para, ndërsa një prej vajzave ulet përtokë e tmerruar. Pasi merr paratë, autori, që është veshur me kostum të zi dhe në fytyrë mban një maskë anti-covidi, largohet me shpejtësi nga vendngjarja. Mësohet se ai ka grabitur rreth 40 mijë euro. Policia ende nuk ka arratisur ta identifikojë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here