Mister dhe pikëpyetje/ Çfarë ndodhi me nëndetësen

0
137

Ne besojmë se ekuipazhi i nëndetëses sonë ka vdekur.” Kështu deklaroi kompania OceanGate që kishte në pronësi nëndetësen Titan, e cila u zhduk pranë rrënojave të Titanikut, duke konfirmuar vdekjen e 5 pasagjerëve. Ndërkohë, roja bregdetare amerikane ka bërë të ditur se nëndetësja me gjasë ka shpërthyer në ujërat e Atlantikut të Veriut.

Mbetjet e gjetura janë në përputhje me pjesë të dhomës së presionit – tha kundëradmirali John Mauger duke shtuar: “Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjarët e ekuipazhit”. Roja bregdetare konfirmoi gjithashtu se kishte gjetur mbetje të “bishtit të Titanit”.

Tani besojmë se CEO ynë i Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë vdekur” – tha kompania. “Këta njerëz ishin eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë aventure dhe një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës,”– thuhej në deklaratë.

Çfarë ndodhi me nëndetësen?

Fusha e mbeturinave të nëndetëses Titan u zbulua pranë Titanikut. Sipas zyrtarëve të Rojës Bregdetare të SHBA-së është shumë herët për të thënë saktësisht se kur ka ndodhur “shpërthimi katastrofik”. Nuk është e qartë nëse shpërthimi ka ndodhur të dielën apo në ditët në vijim, gjatë kërkimit ndërkombëtar për gjetjen e nëndetëses së zhdukur. Fusha e mbeturinave të Titanit u gjet rreth 488 metra nga Titaniku.

Në dyshim mbeten 8 orët që kaluan nga koha kur Titan humbi komunikimin me sipërfaqen dhe kohës kur anija e saj mbështetëse kanadeze, Polar Prince e raportoi zhdukjen e saj në Rojen Bregdetare të Shteteve të Bashkuara. Vonesa ende nuk është shpjeguar nga kompania OceanGate Expeditions. Sean Leet, kreu i kompanisë që ka anijen mbështetëse të Titanit nuk bëri komente duke thënë vetëm se “u ndoqën të gjitha protokollet për misionin”. Por ekspertët e njohur në eksplorimin e detit të thellë thonë se ato orë të humbura ngrenë shumë pikëpyetje.

Vetëm pas këtij “boshllëku” 8 orësh ishte familja e miliarderit britanik Hamish Harding që ngriti alarmin. Kathleen Cosnett, një kushërirë e Hamish Harding, kritikoi vonesën. “Është e frikshme” – tha Cosnett, 69 vjeç, për The Telegraph. “U desh kaq shumë kohë për t’i shpëtuar ata. Është shumë e gjatë. Mendova se 3 orë do të ishin minimumi” – tha ajo e pikelluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here