Farsa zgjedhore në PD-në e vulës, kush është ‘Maqo Lakrori” i Lulzim Bashës

0
197

Zbulohet emri i dytë në garën për kryetar të Partisë Demokratike zyrtare, një ditë pas zyrtarizmit të kandidaturës së Lulzim Bashës.

Mësohet se përballë Bashës do të jetë Gjergji Hani, ish-i dënuar politik. Tashmë pritet një mbledhje e kryesisë së PD-së për formalizuar kandidaturat dhe dy emrat do t’i kalojnë Kryesisë së PD-së për miratim.

Kandidatura e Bashës me Gjergji Hanin, të kujton farsën e Edi Ramës në vitin 2009 me Maqo Lakrorin. Asokohe Rama për mbajtur PS-në sajoi një garë formale me Maqo Lakrorin. Aq sa tregohet si barsaletë që Maqo lëvizte në të njëjtën makinë me Ramën gjatë takimeve me socialistët nëpër Shqipëri. 14 vite më vonë kemi të njëjtën farsë elektorale në Partinë Demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here