Deputeti demokrat del kundër zgjedhjeve për kryetar që po organizon grupimi Bashës: Nuk e njohim procesin!

0
307

Deputeti demokrat Bledion Nallbati tha në një intervistë për Euronews Albania se grupi i deputetëve që bojkotuan mbledhjen e këshillit kombëtar nuk do ta njohin procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Ai u shpreh se do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë dhe statutorë që ky proces të anulohet dhe nëse kjo nuk ndodh, nuk do ta njohin.

“Nëse vazhdon në mënyrë të njëanshme, nuk e njohim dhe nuk jemi pjesë e tij. Procese organizoj edhe unë në shtëpinë time po të dua, antistatutorë. Nuk mund të punojmë me dy standarde, nëse pranojmë këtë proces të njëanshëm, do të duhet të njohim edhe grupimin e Berishës, se po ndodh e njëjta gjë. Shpresoj të ketë një reflektim, se me një proces antistatutor nuk biem dakord. Do ndjekim rrugën ligjore për ta anuluar këtë proces”, tha deputeti demokrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here