Sinamati: Kukësi, rasti tipik që drejtësia të vendosë parime e rregulla fikse për procesin zgjedhor

0
75

Pas videoskandalit të kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, bashkia e qytetit verilindor do të shkojë sërish në zgjedhje.

 

Pikërisht për të diskutuar në lidhje me situatën parazgjedhore dhe paszgjedhore në Kukës, kandidati i opozitës në këtë bashki, Admir Sinamati, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV.

Sinamati deklaroi se, në këtë bashki nuk mungon vetëm kryetari, por pritet që të mungojnë të gjithë drejtuesit e tjerë nga zv/kryetari i bashkisë dhe drejtorët e saj, pasi janë nën hetim nga SPAK për blerje votash.

 

“Ne e kemi thënë edhe para edhe gjatë fushatës se nuk kishte zgjedhje, një proces normal demokratik zgjedhor nuk kishte në Kukës. Kukësi ishte hera e parë në historinë e pluralizmit politik që ishte kthyer gati në diktaturë, ndoshta në formën më të errët dhe të vështirë, atë të kontrollit dhe korrupsionit, ku çdo qytetar, punonjës i administratës, ku çdo njeri që kishte lidhje me shtetin, nga pensionet e deri tek marrja e shërbimeve bazike, ishin në një trysni.

 

Kërkesës time për drejtësi, faktikisht i është bashkuar i gjithë Kukësi, të gjithë qytetarët kuksianë që janë ndjerë kokulur, pas datës 14 maj, duke parë që vota e tyre ishte devijuar dhunshëm, diku nën presionin e shtetit, diku edhe në blerjen deri ne 800 euro vota.

 

Në bashkinë e Kukësit tani nuk mungon vetëm ish-kryetari, por aty është një kontingjent njerëzish që do të vihen para drejtësisë duke nisur nga nënkryetari i bashkisë e duke vijuar me të gjithë drejtuesit e tjerë që kanë ndikuar në mënyrë kriminale në devijimin e votës, dhe nëse do të ketë një shans, mundësi që drejtësia të vejë, parim e rregulla fikse se si duhet të ketë proces demokratik zgjedhor, rasti më tipik është në Kukës.

 

E kam deklaruar dhe thënë edhe pas ditës së zgjedhjeve, se kemi arritur të listojmë 157 sekserë votash vetëm në Kukës, ata që kanë shpërndarë para në këmbim të votës.

 

Rastet janë flagrante. Qytetarët e dinë se çfarë ka ndodhur në Kukës dhe e presin me qetësi reagimin e qytetarëve të Kukësit.

 

Kukësit i dha Zoti një mundësi të madhe për ta rikthyer brenda të 7-ve sepse vetëm 7 ditë kishte njeriu i zgjedhur me votë të vjedhur dhe të blerë. Zoti u tregua dashamirës me Kukësin, e ndihmoi Kukësin’, tha Admir Sinamati.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here