Tensionet në Veri/ KFOR shton prezencën e ushtarëve pas rrëmbimit të 3 policëve

0
138

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka shtuar prezencën në një prej komunave në Veri, Leposaviç pas rrëmbimit të 3 policëve nga pala serbe.

Mësohet se KFOR ka krijuar posto-bllok në hyrje të qytetit ku shihen dhe pamjet me prezencën e ushtarëve.

Një numër i madh ushtarësh të KFOR-it janë vendosur në rrugën kryesore, në hyrje të Leposaviçit nga drejtimi i Mitrovicës Veriore, në kthesën për në fshatin Joshanicë.

Ndërsa një numër më i vogël janë vendosur në të gjitha hyrjet brenda qendrës së qytetit, si dhe para ndërtesës së komunës janë vendosur mëngjesin e sotëm ushtarë të KFOR-it hungarez dhe amerikanë, si dhe vetura të EULEX-it, raporton Express.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here