Muco: Minimumi jetik duhet të shkojë 200 euro, qeveria nuk duhet ta pengojë nismën

0
175

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, së bashku me ekspertët e fushës kanë parashtruar sot detajet e ligjit për përcaktimin e minimumit jetik prej 200 euro, si përgjigje ndaj situatës emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria.

Lidhur me këtë ka folur dhe eksperti  i ekonomisë, Klodian Muço në një intervistë për syri TV. Muço është shprehur se qytetarët dhe familjet shqiptare e kanë nevojë emergjente që të rritet niveli i minimumit jetik në gati 200 euro pasi kostot e jetës janë rritur në nivele të frikshme dhe e drejta për të jetuar minimalisht i garantohet me kushtetutë çdo qytetari.

Është një nisëm që është marrë për herë të parë gjatë 30 viteve të fundit dhe është një nisëm që vjen si pasoje edhe e një studimi që ka bërë avokati i popullit për të përcaktuar se sa është minimumi jetik. Këto studime nuk janë marrë parasysh nga qeveria edhe pse është një e drejtë kushtetuese. Minimumi jetik përllogaritet nga nevojat biologjike, ushqimore dhe sanitare, minimumi jetik është në nivelin për të garantuar jetesën e qytetarëve dhe të ndalojmë njëherë e përgjithmonë shpopullimin e vendit që po ndodh.

Përtej aspektit që është një nisëm e opozitës kjo është nisëm që merren në konsideratë nevojat e qytetarëve shqiptarë ku futen 60 mijë familje në nevojë dhe gati 85% e pensionistëve marrin më pak se minimumi jetik.

Deputetët vendosën për të rritur pagat e tyre u nisëm na arsyeja se janë rritur çmimet dhe nuk po i dalin të ardhurat që të mbulojnë shpenzimet e tyre edhe rritja e minimumit jetik është një nevojë emergjente. Buxheti i ka fuqitë që të rritet minimumi jetik dhe nuk do të jetë një problem sa i përket gjetjes të së ardhurave që të plotësohen këto kërkesa.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here