Nga borxhi i lartë te inflacioni, investitorët analizojnë se çfarë kërcënimesh ka ekonomia e Shqipërisë

0
110

Me daljen në tregjet ndërkombëtare për marrjen e eurobondit, investitorët i kanë bërë “një skaner” ekonomisë shqiptare.

Në listën e rreziqeve dhe faktorëve që mund të dëmtojnë ekonominë dhe të sjellin mospagimin e borxhit, renditet inflacioni i lartë. Investitorët analizojnë se nëse qeveria vijon te subvencionoje sektorë të ndryshëm për shkak te kostove të larta të jetesës do të përballet me rreziqe të mëdha buxhetore.

 

E kombinuar edhe me rritjen e papunësisë dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike, inflacioni i lartë, që dha shenja për rritje sërish gjatë muajit maj, mund të bëjë që vendi të mos ketë aftësi të paguajë borxhin.

Ndër të tjera analiza vijon t’i mëshojë problemeve të përsëritura të ekonomisë shqiptare si deficiti i lartë tregtar dhe buxhetor, ndërsa ndër rreshta përmendet edhe rreziku i falimentimit të skemës së pensioneve.

 

Të tjerë faktorë rreziku përfshijnë: emigracionin, dështimi i reformave të brendshme për diversifikimin e ekonomisë, risku i korrupsionit, dështimi i reformës gjyqësore, informaliteti i lartë i ekonomisë dhe gjyqet në arbitrazh.

 

Vijon të jetë mjaft dominues edhe rreziku nga ndryshimet klimatike, pasi Shqipëria nga vlerësimet e OKB-së presupozohet si një vend që do të goditet rëndë nga katastrofat natyrore.

Nuk përjashtohen edhe rreziqet e jashtme që mund t’i vijnë ekonomisë nga faktorë rajonalë apo globalë, duke sjellë ndërmend pasojat në ekonominë e vendit pas krizës së eurozonës dhe atë të vitit 2008.

 

Edhe rreziku i rritjes së interesave në tregjet financiare është një tjetër faktor duke ditur edhe se 30% e stokut të borxhit gjithsej është në valutë të huaj./ Top Channel

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here