Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën efektivi i policisë

0
162

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, ku ka humbur jetën një efektiv policie. Nga informacionet e para mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Balldre.

Personi që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit është identifikuar si Gazmir Zhuka. Viktima ishte punonjës policie në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit, por në momentin e aksidentit ishte jashtë shërbimit.

Drejtuesi i automjetit tjetër është një qytetar serb i cili nuk ka marrë dëmtime. Policia po heton të zbardhë shkaqet e këtij aksidenti fatal.

 

 

Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Shënkoll. Një ciklomotor u përplas me një automjet. Për pasojë ka marre dëmtime të lehta drejtuesi i ciklomotorit.

Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në Balldre, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin G. Zh., 46 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit) dhe automjeti me drejtues shtetasin serb D. P., 30 vjeç.

Si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda fizike, shtetasi G. Zh. i cili është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here