Rrëmbimi i 3 policëve/ Kurti dhe Sveçla në konferencë: E çuditshme heshtja e ndërkombëtarëve !

0
145

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat special serbe. Kurti ka publikuar hartën që tregon se serbët kanë hyrë 1 km në territorin e Kosovës, ndërsa ka shprehur reserve për heshtjen e ndërkombëtarëve dhe KFOR. Nga ana tjetër Kurti u shpreh I gatshëm për vijimin e dialogut, por siguria dhe zbatimi I ligjit është i panegociueshëm.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar sërish sot mbi rrëmbimin e tre efektivëve të Policisë nga forcat special serbe. Kurti ka publikuar edhe një hartë ku tregohet se forcat special janë futur mbi 1 km në Kufirin e Kosovës.

Ndërsa dënoi ndërhyrjen e Sebrisë në territorin e Kosovës, Kurti I ëhstë drejtuaer KFOR për heshtjen, duke theksuar se kjo nuk ndimon në qetësimin e situatës.

Kryeministri Kurti deklaroi  përkushtimin në dialogun me Serbinë nëse do të ketë një rinisje, por shtoi se nuk mund të bënte kompromis sa i takon sundimit të ligjit në Kosovë. Ai tha se zvogëlimi i pranisë së policisë në ndërtesat komunale, do të bëhet kur të jetë garantuar sundimi i ligjit dhe arrestimi i ekstremistëve që shkaktonin trazira.

Bashkë me Kurtin, në Konferencë ishte edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, i cili deklaroi  se që pas arrestimit nuk kanë më asnjë komunikim as të dhënë se ku ndodhen.

Për këtë situatë kryeministri Albin Kurti ka thirru në një mbledhje urgjentë Këshillin e Sigurisë për të rritjen e gjendjes së gatishmërisë, pas provokimeve dhe cenimit të sigurisë kombëtare nga ana e Serbisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here