Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të ngrenë shqetësimet e tyre në Parlamentin Evropian

0
137

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, njoftoi se me një delegacion do të zhvillojnë takime në Parlamentin Evropian, për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Ajo shkroi në Facebook të dielën se pozita e vështirë e pakicës shqiptare në Serbi dhe diskriminimi do të jenë temat kryesore ta këtyre takimeve përgjatë tri ditëve.

“Kushtëzimi i rrugëtimit të Serbisë në integrimet evropiane do të duhej të kushtëzohej me realizimin dhe plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përgjithësi, e në veçanti në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Zgjidhja më afatgjate dhe më e duhura do të ishte implementimi i reciprocitetit në të drejta të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi”, tha Sinani, që kryeministrin Kurti e këshillon për çështjet e Luginës së Preshevës

Sipas Sinanit, problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë shtruar paraprakisht në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here