Qindra shqiptarë protestojnë në Nju Jork kundër Skavicës, thirrje për anulimin e HEC-it

0
119

Shqiptarët e Nju Jorkut kanë marshuar me qindra në rrugët e qytetit kundër projektit të HEC-it të Skavicës në Dibër. Me pankarta në duar, ata bëjnë thirrje ndaj qeverisë të anulojë projektin, ndërsa kjo nuk është hera e parë që çështja e “Skavicës”, zhvendoset me protesta nga Europa në SHBA.

Kauza kundër ndërtimit të HEC-it në Skavicë është kthyer në një kauzë edhe për shqiptarët që jetojnë në Neë York. Së fundmi, komuniteti shqiptar në Nju Jork ka protestuar me pankarta në duar kundër këtij projekti.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët me banim në këtë shtet, ngrihen me qindra në tubime nëpër rrugë, me pankarta e thirrje kundër projektit të Skavicës. Projekti që parashikon ndërtimin e hidrocentralit parashikon evakuimin e mijëra banorëve nga shtëpitë e tyre dhe shkatërrimin e ekosistemit përgjatë luginës së Drinit.

Ata shprehen se Drini dhe Dibra duhet të mbrohen ndërsa i drejtohen qeverisë duke i kërkuar anullimin e projektit.  Thirrja për të shpëtuar lumin Drin nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës është bërë nga Shoqata ‘Rrënjët Shqiptare’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohur ndryshe si ” Albanian Roots”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here