Koordinatori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Nevzad Lutfiu doli me një deklaratë publike pas arrestimit të drejtorit të këtij institucioni, Jetmir Ismaili nga policia serbe.
Lutfiu bëri të ditur se Ismaili aktualisht është duke u mbajtur në stacionin policor. Ai është arrestuar pasi ka shfaqur një film të mbështetur nga Qeveria e Kosovës.
Lutfiu ka deklaruar se ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan.
“Skenarët me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm”, ka shtuar ai.