Gjendet e vdekur turistja polake në oborrin e hotelit, ja dyshimet e para

0
167

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës. Një turiste e huaj është gjetur e vdekur në oborrin e një hoteli.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një grua është gjetur e vdekur në oborrin e një hoteli në Durrës.


Nga informacionet paraprake mësohet se gruaja ka rënë nga kati i 6 i hotelit ku po qëndronte me pushime prej 5 ditësh.

Gruaja ishte turiste nga Polonia.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here