Analisti Hysni Gurra ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me tensionet Kosovë-Serbi dhe draft propozimet për formimin e asosacionit të komunave me shumicë serbe, mes tyre edhe atë të kryeministrit Edi Rama.
Në postimin e tij në Facebook, Gurra ka theksuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka propozuar një model asosacioni kroat, ndërkohë që Rama mbështet një asosacion siç e duan serbët dhe këtë e bën në mënyrë aktive duke futur hundët në kancelaritë ndërkombëtare si avokat i Serbisë.
Sipas Gurrës, ndërhyrja absurde e Ramës vjen për shkak se propozimet e Kurtit minojnë interesat e Vuçiçit.
Postimi i plotë:
Me Albin Kurtin mund të mos biesh dakord në shumë çështje, por në aspektin e taktikave politike dhe ruajtjes së interesit kombëtar ai është dukshëm vite dritë përpara Edi Ramës.
Dhe kjo gjë e tërbon këtë të fundit.
Ndërkohë Rama politikën e koncepton ca drafte OJF-sh, sekrete, produkt aferash korruptive e lobingjesh që në të shumtën e rasteve janë të dëmshme për kombin, Albin Kurti luan me karta të hapura.
Çështja e asosacionit të Kosovës është rasti.
Ndërkohë që Rama mbështet një asosacion siç e duan serbët dhe këtë e bën në mënyrë aktive duke futur hundët në kancelaritë ndërkombëtare si avokat i Serbisë, Kurti i ka zënë këta të fundit në “kurth”.
Albini ka propozur një model asosacioni si ai i Kroacisë. Nja 9 komuna më duket ka edhe Kroacia me shumicë serbe dhe ka një model shumë funksional.
Rasti është i njëjtë.
Kontinenti, madje rajoni ku ndodh ngjarja është i njëjtë dhe bashkësia ndërkombëtare e ka pranuar si rast të suksesshëm.
Atëherë Albin Kurti u thotë ndërkombëtarëve, ja ku e kemi modelin, ju e keni bërë, ju e keni pranuar, madje në gjirin tuaj është se Kroacia është edhe vend anëtar i BE-së, hajdeni ta bëjmë edhe në Kosovë këtë gjë.
Pra, propozimi i Albin Kurtit nuk është absurd dhe i pabazuar.
Disa nga shtetet europiane e kanë të vështirë ta kundërshtojnë këtë propozim dhe po marrin kohën e duhur për ta dëgjuar Kurtin.
Pikërisht në këtë moment vjen ndërhyrja absurde e Edi Ramës.
Pse?
Sepse propozimet e Kurtit minojnë interesat e Vuçiçit dhe “miku i mirë në ditë të vështirë”, ndërhyn si pykë.