Aplikacioni Aktivisti/ Vokshi debat me kryemisionerin: Administrata u detyrua që ta shkarkojë, nuk i mbrohen të dhënat personale!

0
106

Deputetja e PD, Albana Vokshi nga Kuvendi i është drejtuar me disa pyetje komisionerit Besnik Dervishit, lidhur me aplikacionin ‘Aktivisti’ i përdorur nga punonjësit e administratës publike gjatë fushatës zgjedhore.

Vokshi tha se të dhënat e punonjësve nuk po mbrohen dhe se nxjerrja e këtyre të fundit është shqetësuese.

Albana Vokshi: A është i informuar komisioneri për aplikacionin ‘Aktivisti’, janë 70 mijë punonjës që janë të detyruar ta përdorin një aplikacion që përdoret nga PS. Nuk respektohen mbrojtja e të dhënave, ligjet që ju duhet të implementohet, kërkohet çdo e dhënë, nëse punonjësi refuzon ta instalojnë i futen në zyrë dhe e detyrojnë, futen tek të dhënat, fotot dhe aplikacionin. Nxjerrja e të dhënave është shqetësuese. A është në dijeni komisioneri për sistemin e patronazhimit, i cili hartohet dhe merren të dhëna nga AKSHI, me urdhër dhe leje të kryeministrit. E përdorur në çdo shtab të fushatës elektorale, kanë çdo informacion për çdo votues. A do ishte më mirë ta ndryshonim emrin nga i mbrojtjes së të dhënave në të nxjerrjes, pasi nuk po mbrohen asnjë e dhënë.

Komisioneri Besnik Dervishi: Nuk është në rolin tonë përpunimi dhe mbajtja e të dhënave personaleve, e bën kontrolluesi. Gjeni një rast kur komisioneri nuk është shprehur në rastet e hetimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here