Eurostat: 70 % e të rinjve shqiptarë flenë në kuzhinë

0
130

70% e të rinjve shqiptarë, përkatësisht nga mosha 15 – 29 vjeç nuk kanë një dhomë të posaçme tyren në shtëpitë ku jetojnë.

Sipas statistikave të Eurostat, ata janë të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga fenomeni i jetesës në shtëpi të mbipopulluara.

Grupmosha që vuan më shumë nga fenomeni përfshin ata në intervalin 15 –19 vjeç. Ndërkohë për grupmoshat e tjera të popullsisë përqindja është më e ulët në 51.8%, ndërsa mesatarja e BE qëndron në 17%.

Në Ballkan përpara nesh me përqindje më të madhe qëndron Mali  Zi, ndërsa vendin e tretë e zë Serbia.

Në Shqipëri vetëm 4.6% e të rinjve kanë këtë kosto mbi supet e tyre, duke harxhuar mbi gjysmën e të ardhurave për shtëpinë, ndërsa për popullsinë në tërësi niveli është 3.8%.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here