Arrestimi i Dakos/ Reagon Belind Këlliçi: Çudi që SPAK nuk po i sheh katet pa leje të Veliajt në zemër të Tiranës

0
142

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi reagoi pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Teksa Dako akuzohet se ka lejuar katër pa leje në një pallat në Durrës, Këlliçi pyet se si SPAK nuk po i sheh katet pa leje përballë zyrës së Erion Veliajt në zemër të Tiranës.

“Çudi e madhe që SPAK i dalloi 4 kate pa leje në Durrës, por ende nuk ka parë 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, vetëm 100m larg nga zyra e Erion Veliajt.

SPAK njëlloj si Veliaj, nuk shihka nga afër.

Le të aplikojnë të njëjtin standard drejtësie edhe në Tiranë. Jo me dy porta,” shkruan ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here