Përfundon rinumërimi i Rrogozhinës, rezultati nuk ndryshon. Kutitë e Belshit hapen të martën

0
149

Kutitë e votimit për kryetar të bashkisë së Belshit do të hapen për tu verifikuar të gjithë fletët e votimit ku kanditati PS Arif Tafani fitoi me vetëm 40 vota më shumë ndaj emrit të “Bashkë Fitojmë” Bedri Qypi.

Pas pretendimeve të përfaqësuesit të Bashkë Fitojmë se fletët pro një kandidati janë numëruar për tjetrin, komisioni ankimimeve dhe sanksioneve ka vendosur të testojë situatën edhe pse me pakicë votash.

Grupet e numërimit do të hapin të martën për të parë rezultatin e rreth 10 mijë votave të hedhura për dy kandidatët.

Ndërkaq KAS rinumëroi fletët e votimit për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës ku kandidati i Bashkë Fitojmë arriti të rikuperojë vetëm 6 vota por jo mandatin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here