Dy bidonë qumësht për dy bidonë ujë, 200 banorë pranë Këlcyrës me ujë të ndotur në rubinet

0
132

Vetëm 4 kilometra nga bashkia e Këlcyrës rreth 200 banorë të fshatit Beduqas, nuk mundtë konsumojnë ujin që u vjen në rubinet, pasi sipas tyre vjen i ndotur, veçanërisht gjatë periudhave kur ka shira. Në të tilla kushte, një pjesë shfrytëzon lumin, të tjerë shesin qumështin dhe blejnë ujin.

“Shes dy bidonë qumësht marr dy bidonë ujë. Kaq e thjeshtë është ta kuptojë populli”.

“E kemi me rërë e papastërtira”.

“Ku të vete? Ka gjunjë nëna të shkojë në lumë?”

Banorë të fshatit Beduqas

Banorët shprehen se ankesat e tyre nuk i dëgjon njeri dhe se ndihen të harruar nga institucionet.

“Nuk ankohem se nuk më dëgjon njeri, nuk më dëgjon për problemet e mia jo më për problemet e fshatit”.

“Kujt t’i thuash? Kujt t’i ankohesh? Kush vjen këtu që të ankohemi?”

“Se ky shtet na ka braktisur”.

Banorë të fshatit Beduqas

Për ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve të Këlcyrës, dezinfektimi i ujit kryhet rregullisht, por pas ankesave të banorëve do të verifikojnë sërish gjendjen e ujit.

“Bëhet dezinfektimi me klor në depo periodikisht. Nga analizat ka dalë që është i pijshëm. Nëse qëndron ky pretendim do të shkojmë ta verifikojmë dhe të marrim masa”.

Dhurata Aliaj, përgjegjëse e UK Këlcyrë

E derisa ndërmarrja të marrë masat, disa prej banorëve kanë hequr dorë fare të furnizohen nga ujësjellësi.

“Nuk më intereson fare mua për ujin. E pashë që më erdhën ca fatura shumë dhe e mbylla se kam pusin”.

Banore e fshatit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here