Krimet Zgjedhore, Flamur Noka rikthehet në SPAK për padinë ndaj

0
111

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është paraqitur sërish mëngjesin e së premtes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, ku mendohet se ai eshte paraqitur në cilësinë e kallëzuesit, ku të martën e 9 majit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ai paditi penalisht kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin.Sipas Nokës kallëzimi është bërë për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.Ne padine e tij Noka vëren se administratorja e kësaj bashkie “ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike”.

Kjo, për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.

Më herët, Bufi gjendej mes kryebashkiakëve të gjobitur nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Kjo, pasi kishte përdorur për qëllime elektorale faqen zyrtare të “Facebook-ut” të bashkisë që drejtonte.

Lidhur me këtë çështje Noka u thirr në SPAK edhe dy javë më parë ku  bëri me dije se një tjetër çështje për të cilën është pyetur ishte dhe ajo e “Aktivistit” të Partisë Socialiste.

Për këto dy denoncime, Flamur Noka deklaroi më 23 maj pasi la ambientet e SPAK-ut se ka hetim penal.

“Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje.

Në lidhje me znj. Majlinda Bufi si kërcënuese, shantazhuese e qytetarëve për t’iu devijuar me dhunë votën dhe për të famshmen çështjes të Aktivistit që po ashtu shantazhonte, kërcënonte dhe survejonte administratën.

Këto të dyja janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund. Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar dhe çdo dokument që do të disponojmë do ta paraqesim. Hetim penal ka për çështjen e Aktivistit dhe znj. Bufi. Vota me dhunë dhe me presion duhet të marrë fund, vota duhet të jetë e lirë.

Shqipëria ka nevojë për zgjedhe të lira dhe me standarde ku vota të mos kthehet në mall tregu. Koalicioni Bashkë Fitojmë në këto zgjedhje nuk kishte përballë vetëm Rilindjen, por shtetin me të gjitha mekanizmat, krimin, paratë e krimit e korrupsionit, kjo nuk përbën ndonjë risi.

Prokuroria dhe policia kanë qenë të gjitha në shërbim të krimit. Policia shoqëronte kriminelët që shpërndanin para dhe shantazhonin.Këtë e di opinioni publik, por nuk do të thotë që ne nuk do t’i qëndrojmë deri në fund kësaj çështjeje. Kauzës sonë për votën e lirë dhe ndarjen e partisë nga shteti ne do t’i qëndrojmë”,deklaroi më 23 maj deputeti demokrat Flamur Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here