Situata në Veri të Kosovës/ Klevis Balliu: Kërcënimi ndaj stabilitetit rajonal e ka emrin Aleksandër Vuçiç !

0
100

Shefi i Organizimit në partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Balliu ka quajtur liderin serb, Aleksandër Vuçiç si kërcënimin ndaj stabilitetit rajonal. Më tej shkruan se “Serbia, me politikat putiniste ka për qëllim të destabilozojë rajonin dhe të provokojë me akte të mirëfillta kriminale Kosovën”.

 

Postimi i Plotë:

Kercenimi ndaj stabilitetit rajonal e ka emrin Aleksandër Vuçiç

Serbia në zbatim të politikave putiniste të cilat kanë për qëllim destabilizimin e rajonit tonë ka provokuar me akte të mirfillta kriminale një situate tejet të rrezikshme në veri të Kosovës.

Albin Kurti pavarsisht se është në të drejtën e tij kushtetuese dhe ligjore të ndjek ligjet e vëndit, ka nevoje për bashkëpunimin dhe këshillimin me SHBA si faktori kyç i stabilitetit të shtetit të pavarur të Kosovës dhe Rajonit.

SHBA dhe aletet e botës së lirë, kanë shpresuar dhe janë munduar ta nxjerin Serbine nga politikat diktatoriale putiniste qe cojnë në luftra raciste, por sot për ata dhe mbare botën është e qarte se Serbia nën lidershipin e Vuçiçit nuk do të ndahet kurrë nga politikat dhe interesat e Rusise. Serbia është përfaqesuese direkte e interesave të Rusise në Europën Juglindore.

E vetmja mundesi për largimin e Rusise nga Rajoni është forcimi shteteve të cilat nderojnë perfaqsojnë dhe mbeshtesin politikat, vlerat dhe parimet euroatlantike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here