Balotazhi në Turqi/ Numërohen mbi 87% e kutive të votimit, Erdogan ruan kryesimin, Kilicdaroglu afrohet

0
173

Vijon numërimi i votave të zgjedhjeve të raundit të dytë të presidencialeve në Turqi.

Nga të dhënat paraprake që raportojnë mediat, presidenti në detyrë Rexhep Taip Erdogan do të marrë edhe një mandat tjetër pasi ai ka marrë deri tani 53.7% të votave.

Rivali i tij i opozitës Kemal Kilicdaroglu është ndalur në 46.3%. Deri tani janë numëruar gati 82% e votave.

Sipas Anadolu Agency, dalja në rundin e dytë të zgjedhjeve është 4% më e ulët se në rundin e parë, përkatësisht 84-85 për qind. Mbi 400 mijë vullnetarë nga partitë opozitare kanë monitoruar procesin e votimit dhe të numërimit të votave.

Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave. Kjo ishte hera e parë në 20 vjet sa është në pushtet që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet në rundin e parë. /LAPSI.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here