Ironia, Nard Ndoka: Edhe Biden do të humbiste zgjedhjet para një gangsteri si Rama

0
128

Kreu i PDK, Nard Ndoka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama sa i takon rezultatit që mori në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa pohoi se edhe presidenti Biden të ishte përballë tij, do të humbiste.

 

Sipas tij, 17 persona kishin votuar 34 herë në Shkodër me kartë ID, bastion i djathtë i cili në këto zgjedhje vendosi si kryebashkiak Benet Becin nga Partia Socialiste.

“Edhe sikur të vinte presidenti i SHBA-së, të bënte Amerikë në Shqipëri, Rama e kishte blerë. Ky është edhe gangster, ky ta shkruan rezultatin para zgjedhjeve, 50+1 tha se i kishte blerë, e kishte të qartë çfarë do merrte. E ke parasysh çfarë terrorizmi politik bën ky njeri?” -u shpreh Ndoka për Euronews.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here