Kishin fshehur drogë në makinë dhe banesë, arrestohet çifti shqiptar në Zvicër

0
116

Një çift shqiptarësh janë arrestuar në Zyrih të Zvicrës, pasi akuzohen për trafik droge.

Policia rrugore e qytetit ka ndalur makinën e drejtuar nga 33-vjeçari shqiptar, të cilit i ishte konfiskuar patenta më parë. Gjatë kontrollit fizik në automjet, u gjetën 80 gr kokainë, një pistoletë boshe dhe mjete prerëse. Ndërsa, gjatë kontrollit fizik në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan eth 330 gramë heroinë, 20 gramë kokainë dhe 250 gramë drogë artificiale.

33-vjeçari dhe 46-vjeçarja janë arrestuar të dy nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, sakaq pritet që drejtësia zvicerane të marrë masën ndëshkimore për çiftin shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here