Ç’ndodhi sot në Kuvend!? PS-PD bëhen bashkë për të rritur pagat e deputetëve, Rama paralajmëron rritjen e çmimit të dritave

0
95

Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozitës dhe jo vetëm, në Kuvendin e Shqipërisë është miratuar këtë të enjte me 95 vota pro, pr/ligji për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat.

Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat ne komision për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave, ndërsa kujtojmë se kjo reformë ka një kosto totale prej 39 miliard lekësh.

Përveç pagave të deputetëve dhe ministrave, do të rriten dhe rrogat e të gjithë administratës publike, ku përfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total do të përfitojnë 130 mijë punonjës. Pagat do të rriten gjate këtij viti dhe vitit të ardhshëm, ku parashikohet që rroga mesatare të arrijë në 900 euro.

 

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëron për rritje të çmimit të energjisë elektrike

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ndër të tjera ka paralajmëruar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Rama deklaroi se në verë do të rihapet diskutimi për fashën e energjisë elektrike, duke nënkuptuar kështu rritjen e çmimit të dritave.

Deklarata në fjalë vjen pak pas zgjedhjeve të 14 majit, ku PS-ja fitoi 53 bashki të vendit.

Kreu i qeverisë theksoi se deri më tani rritjen e këtij çmimi e mbulon qeveria.

Berisha tregon skemën si mund të rriten pagat

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në seancë se si mund të rriten rrogat e mësuesve, policëve, ushtarakëve etj.

Ai e cilësoi akt të turpshëm dyfishimin e rrogave për zyrtarët e lartë, teksa tha se pagat e tjera në raport me inflacionin zbriten me 1%.

Berisha e nisi fjalën e tij me rezultatin e zgjedhjeve, duke përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here